Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

Rritja më e madhe në dy dekada, importi i bulmetit prek nivelin më të lartë

Importi i produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit ka arritur nivelin më të lartë historik gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, duke konfirmuar varësinë në rritje të tregut shqiptar nga furnizimet e huaja për produktet bazë ushqimore. Të dhënat zyrtare tregojnë se nga korriku deri në shtator, vlera totale e importeve në këtë kategori ka arritur 2.28 miliardë lekë, me 815 milionë lekë në korrik, 773 milionë në gusht dhe 697 milionë lekë në shtator, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë. Rritja e importeve mund të lidhet drejtpërdrejt me pakësimin e numrit të kafshëve qumështore dhe rënien e prodhimit të brendshëm të qumështit, nisur po nga shifrat e INSTAT. Sipas statistikave blegtorale për periudhën 2020-2024 shohim një rënie të qëndrueshme...