Berat, arrestohet autori i vrasjes në kala, ishte fshehur në shpellë

Berat, arrestohet autori i vrasjes në kala, ishte fshehur në shpellë

  Rreth 6 orë pas një vrasjeje të ndodhur në Kalanë e Beratit, policia ka kapur dhe arrestuar autorin e ngjarjes. Bëhet fjalë për Kristo Mema, 63 vjeç, i njohur edhe si Kostandin Hoxha, i cili ishte fshehur në zonën e njohur si ‘Shpella e Memecit’, pranë Kishës dhe përballë ‘Urës së Goricës’, pas kërkimeve intensive të forcave të rendit. Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pas një debati për fotot dhe xhiron me kalë që Mema ofronte për turistët në lagjen historike ‘Kala’. Në kulmin e sherrit, 63-vjeçari ka goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, i cili kishte ardhur nga Tirana për të vizituar qytetin muze së bashku me familjen. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.