Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Jemi si të dënuar këtu”/ Vizitë e papritur në Gjadër, deputetët italianë ngrejnë alarmin: Pamje dramatike, ç’po ndodh në kamp
gjadër ITALI- Tre parlamentarë italianë, Rachele Scarpa dhe Matteo Orfini të Partisë Demokratike dhe Riccardo Magi i +Europa, kanë zhvilluar një vizitë të papritur në qendrën e emigrantëve në Gjadër. Gazeta italiane "La Repubblica" ka zbuluar më shumë rreth kësaj vizite, teksa shkruan se deputetët italianë u përballën me një pamje dramatike. Sipas medias italiane, në Gjadër ndodhen vetëm 25 emigrantë nga 830 vende të disponueshme, shumica e të cilëve të tronditur nga ilaçet. Sipas asaj që konstatuan deputetëtm, emigrantët janë shprehur se ndihen si të dënuar dhe as nuk kanë mundësi kontakti me familjarët e tyre. Më tej, deputetët kanë shtuar se në fakt, për të mbajtur këto qendra funksionale, qeveria transferon njerëz të rastësishëm, duke e quajtur 'propagandë'. Shkrimi i plotë i "La Repubblica": Në...