Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrau me thikë vizitorin nga Tirana pas sherrit për xhiron me kalë, arrestohet autori 63-vjeçar në Berat
Arrestohet autori i vrasjes me thikë në lagjen “Kala” në Berat, Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha), 63-vjeç. Ai u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë Kishës përballë Urës së Goricës. 63-vjeçari goditi me thikë vizitorin nga Tirana, Keli Hoxha, 42 vjeç. Si ndodhi krimi Një vrasje me thikë tronditi pasditen e sotme në lagjen “Kala” në Berat. Një 42-vjeçar, që ishte atje për të vizituar Kalanë e Beratit së bashku me familjen, ka rënë pre e thikës së një 63-vjeçari, që ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”. Mësohet se viktima është konfliktuar me autorin Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha) për fotot dhe xhirot me kalë dhe në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë. Pas kësaj, autori është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që 42-vjeçari Keli Hoxha është transportuar me...