“Soundscapes of Albania” në Dubai/ Shqipëria shkëlqen me pavionin e dedikuar të përgatitur nga AZHT dhe AKPT

“Soundscapes of Albania” në Dubai/ Shqipëria shkëlqen me pavionin e dedikuar të përgatitur nga AZHT dhe AKPT

Në një botë ku gjithçka promovohet me slogane, Shqipëria zgjodhi të flasë ndryshe përmes tingujve, hapësirave dhe historive që tregojnë se kush jemi dhe si po ndryshojmë. Në Future Hospitality Summit 2025, që po zhvillohet në Dubai, Shqipëria u dallua me pavijonin e saj të dedikuar “Soundscapes of Albania”, përgatitur nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), në bashkëpunim me Studio Precht. Pavijoni është vlerësuar si një nga më të bukurit dhe më origjinalët mes mbi 50 vendeve pjesëmarrëse, duke shfaqur Shqipërinë përmes historisë, kulturës, destinacioneve turistike dhe projekteve arkitekturore. Nga tingujt e lumenjve, cicërimave të zogjve dhe muzikës shqiptare tradicionale e bashkëkohore, Shqipëria po prezantohet nëpërmjet pavionit si një kompozim i gjallë i natyrës, kulturës, arkitekturës...