Vrau me thikë bashkëshorten pak muaj më parë, amerikani gjendet i varur brenda burgut në Shkodër

Vrau me thikë bashkëshorten pak muaj më parë, amerikani gjendet i varur brenda burgut në Shkodër

Sandra Holley dhe Brendon Saporito SHKODËR- Amerikani Brendon Saporito, i cili në maj të këtij viti vrau me thikë partneren Sandra Holley, është vetëvrarë sot në qelinë e paraburgimit në Shkodër. Sipas njoftimit të IEVP Shkodër, i paraburgosuri Brendon Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Ai është nxjerrë me shenja jete nga punonjësit te institucionit, të cilët e kanë nisur drejt urgjencës, por i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.  "Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali...