“Turp që s’punoni në Shqipëri”/ Gjykatësi britanik “shpërthen” ndaj shqiptarit: Përfshiheni këtu në kriminalitet

“Turp që s’punoni në Shqipëri”/ Gjykatësi britanik “shpërthen” ndaj shqiptarit: Përfshiheni këtu në kriminalitet

Një shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me një shumë të konsiderueshme parash, kanabis, kokainë dhe një pasaportë të falsifikuar.  Tofik Jakupi, shqiptari 28-vjeçar baba i dy fëmijëve, u ndalua nga policia britanike pasi u kap me 1,300 paund, më shumë se 6 gram kanabis, 35 pako kokainë si dhe një pasaportë italiane të falsifikuar, pas kontrollin në një makinë që ai e kishte marrë me qira.  Gjykata në Derby tha se Jakupi kishte ndihmuar në ngritjen e një plantacioni kanabisi në Northamptonshire dhe po transportonte një pjesë të drogës drejt Greater Manchester, ku edhe jetonte. Sipas prokurorit Alex Wolfson, i pandehuri i dërgonte fitimet nga trafiku i drogës në Shqipëri për të mbështetur familjen e tij.  “Ky nuk është dikush që është i varur nga droga, por një...