Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Brigitte Macron është burrë”, vajza e saj në gjykatë: Lajmet e rreme i kanë përkeqësuar shëndetin!
Këtë të martë, më 28 tetor, ishte dita e dytë e procesit gjyqësor ndaj dhjetë të pandehurve të akuzuar për ngacmimet seksiste online ndaj zonjës së parë të Francës, për përhapjen e teorive konspirative që e paraqesin bashkëshorten e presidentit Emannuel Macron si një grua transgjinore dhe madje si pedofile. “Jam këtu si vajzë, si grua, si nënë.” Me zë të vendosur, Tiphaine Auzière, vajza më e vogël e Brigitte Macron, foli para gjykatës së Parisit. Brigitte Macron nuk ishte e pranishme, por Tiphaine u paraqit në sallë si dëshmitare për të shprehur “vuajtjen” që ka shkaktuar fushata e baltosjes në rrjetet sociale ndaj nënës së saj, e përqendruar në teori konspirative. “Është e rëndësishme të jem këtu sot për të treguar paragjykimin që ka pësuar nëna ime,” shpjegon Auzière, edhe ajo avokate, shkruan La Repubblica. “Doja të tregoja se si ka ndryshuar jeta e saj që kur nisi...