Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Shkelje e rëndë e armëpushimit”/ Sërish tensione në Rripin e Gazës, Netanyahu urdhëron sulme të menjëhershme ndaj Hamasit
Tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar sërish, pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë të kryejë “sulme të menjëhershme dhe të fuqishme” kundër pozicioneve të Hamasit në qytetin e Rafahut, në jug të enklavës palestineze. Vendimi vjen pas shkëmbimeve të zjarrit të ndodhura më herët gjatë ditës, ku militantët e Hamasit kanë qëlluar ndaj forcave të IDF-së (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) me snajperë dhe raketa antitank, sipas raportimeve të gazetës Haaretz. Qeveria izraelite e ka cilësuar incidentin si një “shkelje të rëndë të armëpushimit” nga ana e Hamasit. Për këtë arsye, Netanyahu ka thirrur një mbledhje urgjente sigurie për të analizuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm ushtarakë. Ndërkohë, Times of Israel raportoi se Hamasi ka dorëzuar arkivolin e një...