Vendi i vetëm në botë që mirëpret çdo pasaportë pa vizë

Vendi i vetëm në botë që mirëpret çdo pasaportë pa vizë

Ekziston vetëm një vend në botë ku çdo mbajtës pasaporte, pavarësisht nga origjina, është i mirëpritur të hyjë pa kufizime – Mikronezia. Ky shtet ishullor në Oqeanin Paqësor ka një politikë unike të kufirit të hapur, duke mos kërkuar vizë, intervistë apo dokumente shtesë për asnjë udhëtar. Sipas raportimit të N1 Sarajevë, qoftë nga SHBA-ja, Kina, Brazili apo edhe Koreja e Veriut, çdo vizitor mund të hyjë në Mikronezi vetëm me një pasaportë të vlefshme dhe pa asnjë pyetje. Kjo politikë e pazakontë e ka bërë vendin një destinacion tërheqës për turistët nga e gjithë bota. Arsyeja pas këtij qëndrimi të hapur është ekonomike. Mikronezia mbështetet ndjeshëm në turizëm dhe duke eliminuar barrierën e vizave, ka arritur të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve. Çdo turist...