“Reforma territoriale aktuale ka dështuar”/ Qeverisja, reagon Çupi: Bashkitë, totalisht të varura nga pushteti qendror

“Reforma territoriale aktuale ka dështuar”/ Qeverisja, reagon Çupi: Bashkitë, totalisht të varura nga pushteti qendror

Ish-deputetja e Partisë Demokratike,  Dhurata Çupi deklaroi se reforma territoriale aktuale thuajse ka dështuar. E ftuar në programin e drekës në një studio televizive Çupi pohoi se kjo reformë nuk mori vullnetin e mjaftueshëm. Sipas saj, sot bashkitë janë totalisht të varura nga pushteti qendror. “Taktika e PD për Reformën Territoriale nuk është për të përfituar politikisht, se sa një reagim në shërbim të qytetarëve. Nga 2013 janë miratuar disa reforma përfshirë edhe territorialen. Ishte pa dakordësinë e palëve dhe është pothuajse e dështuar kjo që është aktuale sepse nuk mori vullnetin e qytetarëve. Bashkitë sot janë totalisht të varura nga pushteti qendror. Reforma nuk ndau bashkitë në rurale dhe urbane, por i bashkoi dhe as unifikoi territorin midis zonave urbane dhe rurale. Sot fatkeqësisht,...