Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Disiplina zbulon vendimet, Vllaznia dhe Elbasani dënohen me gjobë
Komisioni i Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zbuluar vendimet, në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar. Vllaznia dhe Elbasani janë dënuar me gjobë, për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjet e fundit. Po ashtu, zyrtari i Burrelit, Arjan Lleshaj, është pezulluar me 10 ndeshje, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Nuk mungojnë dënimet as në kategoritë e tjera të futbollit shqiptar. Vendimet e plota: 1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 2. AF Elbasani për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe duke përdorur kore...