Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Sherr me thika në Elbasan, arrestohet 33-vjeçari, autori me precedent penal për ‘vjedhje’
Një konflikt me thika ka ndodhur në Elbasan, ku një 33-vjeçar ka plagosur 52-vjeçarin. Sipas burimeve, autori i kësaj ngjarjeje ka pasur edhe një precedent penal për vjedhje. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po hetojnë ngjarjen deri në një vendim final ndaj fajtorit. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: Plagosi me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari. I arrestuari, me precedent penal për vjedhje. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja...