Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Malta ul taksat për prindërit, në përpjekje për të ringjallur normën e lindjeve vendase
Malta njoftoi të hënën ulje taksash për prindërit me dy ose më shumë fëmijë, në një përpjekje të qeverisë për të kundërshtuar rënien demografike të vendit.Ministri i Financave, Clyde Caruana, i tha parlamentit se norma shumë e ulët e lindshmërisë së popullsisë vendase të ishullit mesdhetar ishte “sfida më e madhe” me të cilën përballet vendi.Një raport i këtij viti i agjencisë statistikore të BE-së, Eurostat, tregoi se Malta kishte normën më të ulët të lindshmërisë në Bashkimin Europian në vitin 2023, me vetëm 1.06 lindje për grua.Në shtator, kryeipeshkvi katolik i Maltës, Charles Scicluna, deklaroi se vendi po përballet me “zhdukje etnike”.Megjithëse është një vend me dendësi të lartë banimi, rreth 1,704 banorë për kilometër katror, pothuajse një e treta e popullsisë së Maltës...