Shpërthimi në Shkodër, ky është 38-vjeçari i plagosur, inspektor i Hetimit Tatimor

Shpërthimi në Shkodër, ky është 38-vjeçari i plagosur, inspektor i Hetimit Tatimor

Paraditen e së martës, qyteti i Shkodrës u trondit nga një shpërthim me lëndë plasëse, ku për pasojë mbeti i lënduar një 38-vjeçar. Bëhet fjalë për Enea Buzukja, me detyrë specialist i monitorimit të Hetimi Tatimor, në rajonin e veriut. I plagosuri është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.