Projektligji për barazinë gjinore! PD: Të kalojmë në Referendum! A ka qenë fondacioni Soros pjesë e grupit të punës?

Projektligji për barazinë gjinore! PD: Të kalojmë në Referendum! A ka qenë fondacioni Soros pjesë e grupit të punës?

zv.ministrja denada seferi TIRANË- Ka pasur debate në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, ku ministria e shëndetësisë ka prezantuar projektligjin për barazinë gjinore. Relatori i opozitës, Zija Ismaili, u shpreh kategorikisht kundër kalimit të ligjit dhe kërkoi që nenet e tij t’i nënshtrohen një referendumi kombëtar. Ismaili tha se ka një shqetësim shumë të madh nga komunitetet fetare, për miratimin e këtij projektligji, dhe sipas tij debati mbi gjinitë e shumëfsihta mund të cconte në tensione sociale. “Ka një shqetësim shumë të madh nga komunitetet fetare dhe shoqata të ndryshme për këtë projektligj. Prek shumë elementë të shoqërisë dhe të jetës shqiptare. Nëse miratohet pasojat do të jenë fatale. Ndryshimet janë drastike, me pasoja të parikuperueshme mbi familjen. Anulimi i koncepteve natyrore të nënës...