Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bujqësia, “kusht” për integrimin/ Ekspertët europianë: Përafroni ligjet me BE, bashkimi i inspektorateve, hapi i duhur
Që Shqipëria të jetë anëtare e BE, nga 35 kapituj, tre prej tyre i përkasin bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe peshkimit. Por që ne të prodhojmë sipas kërkesave të familjes eurpiane më parë duhet të përafrojmë ligjet. Sipas drejtorit të veterinarisë për sigurinë ushqimorë në Britani të Madhe, BE do të jetë një mundësi e artë për fermerët shqiptar, sepse anëtarësimi do të ndezë dritën jeshile që vendi ynë të eksportojë produkte me origjinë shtazore, hapje e tregjeve të reja do të sjell ndikim pozitiv tek financat e blegtorëve , të cilët deri më tani e kanë të ndaluar të shesin produktin e tyre BE. “Për të qenë sa më afër BE është për afrimi ligjor si fillim e më pas zbatimi i tij, parimet e...