Azilkërkuesit do të largohen nga hotelet në Britani, qeveria gati të zhvendosë 900 emigrantë në qendrat ushtarake

Azilkërkuesit do të largohen nga hotelet në Britani, qeveria gati të zhvendosë 900 emigrantë në qendrat ushtarake

Azilkërkuesit do të strehohen në qendrat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, pasi qeveria synon të mos i përdori më hotelet e kushtueshme për akomodimin e emigrantëve. Kryeministri Sir Keir Starmer i ka udhëzuar zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes që të përshpejtojnë punën për të gjetur vendet e duhura ushtarake, për strehimin e 900 azilkërkuesve. Emigrantët do të vendosen në kampet e stërvitjeve ushtarake deri në fund të muajit të ardhshëm, kjo sipas planeve që po hartohen nga ministrat. Qendrat ushtarake nuk janë akomodime luksoze, por do të përmbushin standardet e shëndetit dhe sigurisë për kushtet e duhura të strehimit. “Kjo do të na mundësojë të lehtësojmë presionin mbi kompleksin e hoteleve të azilit dhe të mundësojmë që ato të mbyllen me një...