Atentat me tritol në Shkodër! Makina hidhet në erë sapo ndizet, plagoset punonjësi i Tatimeve

Atentat me tritol në Shkodër! Makina hidhet në erë sapo ndizet, plagoset punonjësi i Tatimeve

PAMJE NGA VENDNGJARJA SHKODËR-Një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër. Lënda plasëse ishte vendosur në një automjet të parkuar në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit. Si pasojë e shpërthimit i plagosur ka mbetur Enea Busukja, punonjës i Tatimeve.  Shpërthimi ka ndodhur sapo 38-vjeçari ka ndezur mjetin. Punonjës i Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër është transportuar për në spital dhe sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj. Njoftimi i policisë: Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi Eenea Busukja ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.  Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital...