Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak bëhet kërkesa e avokatëve

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt, shkak bëhet kërkesa e avokatëve

Është shtyrë sërish seanca paraprake në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve. Ndërkohë gjykata e posaçme legjitimoi avokatin e ri të Veliajt, Artan Gjermeni i cili kërkoi kohë të njihej me aktet. Vetë Veliaj nuk mori pjesë në seancë. Sakaq seanca e radhës është parashikuar të mbahet më datë 12 nëntor në orën 09:00. Erion Veliaj përballet me 13 akuza të rënda penale, të cilat lidhen kryesisht me korrupsion pasiv, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe falsifikim të pasurisë. Sipas SPAK, akuza përfshijnë: 9 raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, të kryera në bashkëpunim; Pastrim parash përmes kompanive private dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten; Deklarim i rremë i pasurisë; Fshehje të ardhurash; Shpërdorim detyre; Futje e...