Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Procesi i Berlinit, 15 nisma të reja për bashkëpunim rajonal
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për të zhvilluar 15 nisma të reja të përbashkëta ekonomike dhe mjedisore që do të koordinohen nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KRB) në kuadër të Nismës së Berlinit.Këto nisma kanë për qëllim të forcojnë tregun e përbashkët rajonal dhe të çojnë përpara Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor me qëllim përshpejtimin e integrimit ekonomik të Rajonit në BE njoftoi KRB.Përmes tregut të përbashkët rajonal, KRB ka prezantuar masa që mbulojnë fusha si financat e qëndrueshme, investimet, industrinë, turizmin, digjitalizimin, inovacionin dhe transportin. Synimi është të forcohet integrimi ekonomik dhe të sigurohet që zhvillimi të jetë në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë.Një prej arritjeve më të rëndësishme është krijimi i Standardit të Bonove të Gjelbra për WB6, një...