Të paktën tre të vdekur, teksa uragani Melissa i afrohet Xhamajkës

Të paktën tre të vdekur, teksa uragani Melissa i afrohet Xhamajkës

Të paktën tre persona kanë vdekur në Xhamajkë, teksa zyrtarët po i bëjnë thirrje publikut që të zhvendoen në zona më të larta dhe të strehohen para se uragani Melissa të godasë vendin të martën. Stuhia e kategorisë pesë – që mund të jetë më e fuqishmja që ishulli është përballur në histori – po lëviz ngadalë nëpër Karaibe, teksa tashmë ka lënë të vrarë edhe tre persona në Haiti dhe një në Republikën Dominikane. Qendra kombëtare amerikane për uragane raportoi se Melissa ishte ende 240 kilometra larg Kingstonit të hënën në mbrëmje, duke parashikuar se do të arrijë shpejtësi maksimale të erës në 175 milje në orë. Shirat e mëdha, të kombinuara me erëra intensive, mund të shkaktojnë shkatërrime të mëdha sikurse uraganet më...