Drejt kandidimit për mandatin e tretë? Trump nuk heq dorë nga karrigia e Shtëpisë së Bardhë, a do ta ndryshojë kushtetutën e SHBA

Drejt kandidimit për mandatin e tretë? Trump nuk heq dorë nga karrigia e Shtëpisë së Bardhë, a do ta ndryshojë kushtetutën e SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidencial, duke deklaruar se “do ta donte me gjithë qejf”, por njëkohësisht ka hedhur poshtë idenë për të kandiduar si zëvendëspresident në vitin 2028. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One gjatë udhëtimit nga Malajzia në Japoni, Trump e përshkroi idenë e kandidimit si zëvendëspresident, një mënyrë e përfolur për të anashkaluar kufizimin kushtetues, si “shumë të lezetshme, por jo të drejtë”. “Mendoj se njerëzve nuk do t’u pëlqente kjo. Është shumë e lezetshme. Nuk do të ishte e drejtë”, tha Trump. Ai shtoi se nuk e ka menduar seriozisht mundësinë e një mandati të tretë, por theksoi se “ka shifrat më të mira në...