Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
I gjenden 9 kg drogë në banesë, arrestohet 27-vjeçari nga Vlora
Një 27-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi posedonte lëndë narkotike. Në pranga është vënë shtetasi Arion Sherifi, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe sende të tjera të jashtëligjshme. Konkretisht policia ka sekuestruar 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular. Njoftimi i policisë: Berat/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet pas një hetimi disa mujor, ndjekur me metoda speciale, operacioni policor antidrogë i koduar “Alfa”. Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale në DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit. Vihet në pranga...