Gjykata Speciale? Enver Hoxhaj: Nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja!

Gjykata Speciale? Enver Hoxhaj: Nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja!

Në një intervistë për RTSH ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, analizoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, si dhe ecurinë e procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale të Hagës, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së. Ai u shpreh se procesi gjyqësor në Hagë ka treguar qartë se nuk ka prova të besueshme ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe se drejtësia do të triumfojë. “Procesi deri tani ka treguar që Prokuroria nuk ka dëshmi të mirëfillta dhe jeni të sigurt që z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi do të jenë triumfues në fund të procesit dhe do t’i kthehen familjes, por edhe jetës politike në Kosovë,” deklaroi Hoxhaj. Ai e cilësoi këtë proces si një goditje në raport me Kosovën dhe me...