Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliaj, vendoset nëse dosja kalon apo jo për gjykim
Pritet të mbahet sot seanca paraprake për çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Në seancën do të shqyrtohen akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet pas hekurave, si dhe do të vendoset nëse dosja ndaj ish-kryebashkiakut do të kalojë apo jo për gjykim. LEXO EDHE: Inceneratori fantazëm/ Rama shkarkoi Veliajn, por s'ndalen milionat për Sharrën! Paguhet fatura e radhës 800 mijë euro Seanca e shkuar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve mbi ndalimin e avokatit Ulian Barjami, pas përplasjes me prokurorin në sallën e gjyqit, ngjarje e ndodhur në Gjykatën e Elbasanit. Kujtojmë se të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon...