Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E ftoi të bashkëpunojë me drejtësinë, Arben Ahmetaj i përgjigjet Altin Dumanit, tregon kur do të kthehet në Tiranë…
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e djeshme kreut të SPAK Altin Dumani, i cili në Kuvend u shpreh se “është i mirëpritur nëse dëshiron që të bëhet i penduar”. Në një intervistë telefonike në “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj tha se nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor pasi nuk ka kryer asnjë krim, ndërsa theksoi se është i bindur se e kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj deshën që të shkonte në burg. “Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që...