Superiorja ka sulm të dobët diferencën e bën Vllaznia kryesuese

Superiorja ka sulm të dobët diferencën e bën Vllaznia kryesuese

Adriatik BALLA Java e 9-të e Kategorisë Superiore do të luhet këtë mesjavë, pra sot dhe nesër, me duele të forta ku spikat derbi Dinamo-Partizani, por edhe përplasja mes Tiranës dhe Elbasanit, sikurse dhe Egnatia-Teuta, apo Flamurtari-Vllaznia e Bylis-Vora. Por kampionati ynë ka probleme me sulmin. Skuadrat shënojnë shumë pak dhe strategjia kryesore e tyre për të pasur sukses është mbrojtja. Diferencën e bën Vllaznia, ekipi që ka një mesatare afro 2 gola për ndeshje, kurse ekipi tjetër që vjen më pas shkodranëve është Dinamo me 9 gola të shënuar, pra 1.1 gola për ndeshje. Shumica e skuadrave kanë shënuar 7 gola në këto 8 xhiro të luajtura deri tani, pra më pak se 1 gol për ndeshje, duke dëshmuar sulm të dobët. Skuadra që...