Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Fatmirësisht pa viktima/ Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë goditi Balıkesirin, lëkundjet u ndjehet edhe në Stamboll e Izmir
                            Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi sot zonën e Sındırgı në Balıkesir, duke u ndjerë fuqishëm në disa provinca të rajoneve të Marmarasë dhe Egjeut, përfshirë Stambollin, Izmirin, Bursën, Tekirdağun, Kocaelin dhe Sakaryan. Sipas AFAD, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 5.99 kilometrash. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya deklaroi se nuk janë raportuar viktima, ndërsa tre ndërtesa të papërdorura dhe një dyqan janë shembur. Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në disa zona të Sındırgı janë raportuar dëmtime të pjesshme në godina. Për shkak të tërmetit, shkollat në Balıkesir janë mbyllur përkohësisht si masë paraprake.n Ekipet e AFAD-it, bashkë me institucionet lokale, kanë filluar kërkimet dhe vlerësimet në terren. Guvernatori i Balıkesir, İsmail Ustaoğlu, tha se të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe po...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   