Një nga kompanitë më të mëdha të karburanteve në Kosovë, drejt hyrjes në tregun shqiptar

Një nga kompanitë më të mëdha të karburanteve në Kosovë, drejt hyrjes në tregun shqiptar

Një nga kompanitë më të mëdha të tregtimit të karburanteve në Kosovë, HIB Petrol, pritet të hyjë në tregun shqiptar. Kompania në fjalë ka aktivizuar këtë vit filialin e saj të regjistruar në Shqipëri, me objekt kryesor tregtimin me shumicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve.HIB Petrol është një nga subjektet më të mëdha të tregtimit të karburanteve në Kosovë dhe është pjesë e grupit të biznesit HIB Holding, zotëruar në masën 100% nga sipërmarrësi nga Kosova, Ibrahim Bucaliu.Sipas pasqyrave të konsoliduara financiare të HIB Holding për vitin 2024, shoqëria realizoi një xhiro totale prej afërsisht 216 milionë eurosh, në rritje me 29% krahasuar me një vit më parë. Aktiviteti i HIB Holding përfshin tregtinë me shumicë dhe pakicë të karburanteve, aktivitetin shoqërues të marketeve të...