Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							 
                                
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkatërron ndërtesa në Turqi, vijojnë kërkimet nën gërmadha
                            Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e së hënës rrethin Sındırgı në provincën Balıkesir në veriperëndim të Turqisë, rreth orës 22:49 sipas orës lokale. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, njoftoi se lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Izmir, Bursa, Stamboll dhe Tekirdağ, ndërsa disa ndërtesa në Sındırgı janë shembur. Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej vetëm 5.99 kilometrash, duke e bërë atë tërmet të cekët, që shpjegon pse u ndje në një zonë kaq të gjerë. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë dërguar menjëherë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe kërkimin e të mbijetuarve. Në deklaratën zyrtare, AFAD njoftoi se janë nisur vlerësimet e dëmeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara dhe të...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   