KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Vllaznia kalon ndjeshëm bilancin e sezonit të kaluar, Partizani bën më keq se Tirana

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Vllaznia kalon ndjeshëm bilancin e sezonit të kaluar, Partizani bën më keq se Tirana

Superiorja po shkon drejt fundit të fazës së parë, por që tani ka dhënë tablo të qarta mbi ecurinë e skuadrave që e përbëjnë. Kjo shihet edhe në raport me atë që ekipet kanë bërë një edicion më parë në elitë. Duke krahasuar shifrat e dy sezoneve deri në përfundimin e javës së 8, bie në sy se skuadra që ka bërë një hov duke fituar më shumë pikë, është Vllaznia, e cila ka kaluar nga 14 pikët e një viti më parë, në 19 pikët që ka aktualisht. Ndërkohë, nga një pikë më shumë se një vit më parë kanë skuadrat e Egnatias, Teutës, Elbasanit dhe Bylisit. Dinamo është e vetmja skuadër e cila në këtë moment të sezonit nuk ka pësuar asnjë ndryshim...