”SPAK në presion”, gazetarja Hoxha: Media nuk është armik, është aty për të pyetur edhe 40 herë

”SPAK në presion”, gazetarja Hoxha: Media nuk është armik, është aty për të pyetur edhe 40 herë

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend, ndër të tjera foli edhe për presionet që Prokuroria e Posaçme ka pasur nga aktorët politik dhe krimi. E ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, gazetarja Anila Hoxha nuk u pajtua me deklaratën e kreut të SPAK, duke mos rënë dakord me barazimin mes presionit nga krimi dhe atij mediatik. ”Të dëgjoj nga Kryeprokurori i Posaçëm që ka presion nga krimi e pranoj, por të barazosh presionin e krimit me atë nga mediat mendojë që është disi e tepruar, duke nënkuptuar që media është e njëjtë me krimin. Për sa kohë që mediat ndjekin çdo proces, nuk duhet të ngatërrohet asnjë prokuror, gjyqtar, ministër të bëhet redaktor. Media nuk është armik. Është aty për të...