Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Tërmeti i fortë godet Turqinë, magnituda dhe epiqendra
Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave të Institutit të Sizmiologjisë Europiane, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 6.1 ballë. Nga të dhënat paraprake, tërmeti ka ka qenë me epiqendër 60 kilometra nga Balikseiri, ndërsa thellësia fokale 6 kilometra. Lëkundjet janë ndier në disa zona, përfshirë edhe Stambollin. Nuk ka ende të dhëna për dëme në njerëz dhe materiale, por paniku mes qytetarëve ka qenë i madh.