SYRI TV/ Shkambi dhe Banush Koxhaj lihen në burg, Shkambi: Ngushëlloj familjen e kolegët e gjyqtarit

SYRI TV/ Shkambi dhe Banush Koxhaj lihen në burg, Shkambi: Ngushëlloj familjen e kolegët e gjyqtarit

SYRI TV Gjon Shkambi është kthyer në vendin e krimit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja për të kërkuar lirimin nga qelia. Togat e zeza rrëzuan kërkesën e tij dhe të punonjësit të sigurisë së gjykatës Banush Koxhaj. Shkambi shprehu ngushëllime për familjen dhe kolegët e gjyqtarit, ndërsa përjashtoi veten nga përgjegjësia. Madje 56-vjeçari tregoi para togave të zeza se ishte në konflikt me vëllezërit, dhe se nipi i tij kishte një arsye që e ndiqte pas nëpër gjyqe.   Gjon Shkambi i vënë nën akuzë për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ka dalë të hënën e 27 tetorit përpara të njëjtës gjykatë për të kërkuar lirimin nga qelia, kërkesë e cila iu rrëzua nga togat e zeza. I njëjti vendim u dha...