Pse nuk hetohet ish-ministrja Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend

Pse nuk hetohet ish-ministrja Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend

Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka regjistruar një procedim penal në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD në Shqipëri, tha kreu i SPAK-ut Altin Dumani në Kuvend. I pyetur nga deputetja e PD-së Elda Hoti pse nuk hetohet ish-ministrja Frida Krifca, Dumani u përgjigj: ”Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme. Është çështje prioritare se kushtëzohemi nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja”,-tha Dumani. Sakaq i pytur edhe se pse nuk ka veprim të menjëhershëm kur rastet lidhen me qeverinë, përkundër rasteve të opozitës, Dumani tha se SPAK është i ftohtë në çështjet penale dhe nuk ka rëndësi se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale. ”Ky është vlerësim...