Mungesa e sinjalistikës shkakton aksident pranë stadiumit të Elbasanit, motorçiklisti bie në gropën e punimeve të ujësjellësit

Mungesa e sinjalistikës shkakton aksident pranë stadiumit të Elbasanit, motorçiklisti bie në gropën e punimeve të ujësjellësit

Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një motor i shërbimit të shpërndarjes ka rënë në një nga gropat e lëna të hapura nga punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet. Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës paralajmëruese në zonën ku po kryhen punimet. Fatmirësisht, drejtuesi i motorit ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore. Banorët e zonës shprehen se situata është bërë e rrezikshme për kalimtarët dhe automjetet, pasi disa gropa janë lënë të pambyllura dhe pa asnjë shenjë paralajmëruese. Ata kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve dhe vendosjen e masave të nevojshme të sigurisë. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë...