Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
A po e heton SPAK-u Ramën? Altin Dumani jep përgjigje në Kuvend, Berisha ndërhyn nga vendi
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani vijon që të raportojë në Kuvend punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së Dumanit teksa po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, ka ndërhyrë ish-kryeministri Sali Berisha. Kryedemokrati u ngrit nga vendi duke kërkuar që Dumani të lexojë pyetjet një për një në mënyrë që t’u përgjigjjet më pas atyre. Nga ana tjetër, reagimit të Berishës i është përgjigjur kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili ka kërkuar vijimin e seancës normalisht. Më pas Dumani lexoi pyetjet e deputetit demokrat Luçiano Boçi, mes të cilave ai e pyet se përse kryeministri Edi Rama nuk është marrë nën hetim nga SPAK. “Pse Edi Rama është shpallur i paprekshëm nga SPAK?”, ishte një prej pyetjeve të Boçit drejtuar Dumanit. Nga ana...