Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Lara Colturi debuton në Kupën e Botës, ja në cilin vend u rendit skiatorja shqiptare
Sezoni i ri i Kupës së Botës në ski alpine për femra u hap në Solden me garën tradicionale të sllallomit të madh. Fituesja e garës ishte austriakja Julia Scheib, e cila siguroi triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës, ndërsa në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, e cila shkëlqeu me një vend të shtatë. Rezultat pozitiv për 18-vjeçaren kuqezi, e cila tregoi formë shumë të mirë në hapjen e sezonit, duke përfunduar edhe një herë mes më të mirave të botës. Colturi realizoi dy zbritje të qëndrueshme dhe teknike, duke përfunduar 1.64 sekonda pas fitueses.