Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka- Çela: Rasti përbën vepër penale, po presim përgjigje nga Greqia
Irena Gjoka dhe Olsian Çela TIRANË-Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u pyet nga deputetët e opozitës për gjyqtaren Irena Gjoka të cilën e akuzojnë se ka fshehur një dënim nga Greqia për falsifikim dokumentesh. Çela, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka afat. Prokurori u shpreh se mosdeklarimi i të dhënave të vërteta në formularin e dekriminalizimit përbën vepër penale. Pyetje: Irena Gjoka, rezulton e dënuar në Greqi, fakt që se ka deklaruar. A përben vepër penale, nëse po mund të na e specifikoni. Po sanksione administratave? Olsian Çela: Kjo çështje u trajtua edhe gjatë raportimit që bëmë në komisionin e ligjeve. Po përbën vepër penale, ishin 13 raste që ia kemi referuar prokurorisë së përgjithshme sa i përket deklarimit...