Bukuritë e jugut të Shqipërisë – Rruga e vjetër e Muzinës, magnet për vizitorët e huaj

Bukuritë e jugut të Shqipërisë – Rruga e vjetër e Muzinës, magnet për vizitorët e huaj

Një grup turistësh francezë prej 10 vetash po eksplorojnë këto ditë bukuritë e jugut të Shqipërisë, duke përfshirë në itinerarin e tyre disa nga destinacionet më të veçanta të zonës. Gjatë udhëtimit, ata janë ndalur në rrugën e vjetër të Muzinës, për të parë nga afër këtë segment të mbushur me histori dhe për të shijuar qetësinë që ofron natyra përreth. “Kam zgjedhur Shqipërinë si destinacion. Është një vend që po i hapet gradualisht turizmit, dhe kisha dëshirë të zbulonim një vend që ka qenë nën ndikimin e një diktatori . Gjatë një udhëtimi në Kretë në prill të 2025, takova një udhërrëfyes, Dimitrin, i cili më foli për vendin e tij. Tregimet e tij forcuan dëshirën time për të vizituar Shqipërinë dhe për të...