INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9% për 9 mujorin

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9% për 9 mujorin

Korrigjimi i shifrave të eksporteve nga INSTAT ka nxjerrë në pah ecurinë reale të eksporteve shqiptare, që jo vetëm nuk kishim marrë kthesë pozitive këtë vit, por kanë vazhduar tendencën rënëse përgjatë gjithë 9 mujorin.INSTAT raportoi se në muajin Shtator 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 27 mld lekë, duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 260 mld lekë, duke u ulur me 7,9 %.Më herët, INSTAT kishte raportuar se për 8 mujorin vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5%. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës,...