Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Shteti na ka braktisur në mëshirë të fatit“/ Naftëtarët e ‘Bankers’ prej 13 ditësh në grevë
Dita e 13- të e grevës ka nisur me një tubim para zyrave të kompanisë ndërsa për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dy prej grevistëve Dorjan Dylmishi dhe Eduart Selami, nuk janë më pjesë e grevës, duke e reduktuar numrin e tyre në 8. “Shteti shqiptar na ka braktisur në mëshirë të fatit”, thonë njëzëri 8 nga naftërët që vijojnë akoma grevën. Eduart Mita dhe Dritan Rrapushi pohuan në kulmin e indinjatës dhe zhgënjimit se neglizhenca e institucioneve shqiptare është dëshpëruese teksa kanë apeluar për reagim të shpejtë për zgjidhjen e situatës. Ndërkohë thirrjes së tyre iu është bashkuar edhe Artur Ndreu, një prej grevistëve që kanë bojkotuar punën në vendburim.“Kjo sjellje indiferente përballë fatit të punonjësve është çnjerëzore” ka pohuar ai. Pranë grevistëve...