Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Moti i keq prek edhe qarkun e Shkodrës, bllokohet rruga nacionale Pukë–Fushë Arrëz
Gjatë gjithë natës, reshje të shumta shiu kanë përfshirë territorin e Qarkut Shkodër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat malore të bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz. Disa rrugë rurale janë bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe rënies së gurëve, ndërsa në disa fshatra është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e energjisë. Si paraqitet situata: Bashkia Shkodër* Gjatë gjithë natës kanë vazhduar reshje të shumta shiu në territorin e bashkisë.* Deri në këto momente nuk janë raportuar problematika me emergjencat civile, me përjashtim të rrugës Kir–Shosh, ku në vendin e quajtur Dardha e Shoshit ka pasur rëniesh gurësh që kanë bllokuar qarkullimin dhe rruga aktualisht...