Ballukut s’i “zënë këmbët dhe” nga frika e arrestimit, nga Zvicra ja mbath në Bullgari, vjen era azil

Ballukut s’i “zënë këmbët dhe” nga frika e arrestimit, nga Zvicra ja mbath në Bullgari, vjen era azil

Në një kohë dolën lajmet se këtë të hënë ministrja e Transporteve, Belinda Balluku do të thirrej në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u njohur me akuzat penale ndaj saj, zëvendëskryeministrja u shfaq të premten në Zvicër, në një vizitë që u përfol si tentativë për t’u shmangur nga hetimet. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Balluku thuhet se ndodhet në Bullgari, një tjetër lëvizje e papritur që vjen në kulmin e akuzave për korrupsion dhe që ngjan më shumë me arrati sesa me punë shtetërore. Nga Zvicra në Bullgari, udhëtimi i saj vjen me aromë frike, por edhe me erë azili politik. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ai që paralajmëroi dje se Balluku nuk do të paraqitet në SPAK,...