Humbën në Parkun e Llogorasë, policia gjen pas disa orësh kërkime turistët suedezë

Humbën në Parkun e Llogorasë, policia gjen pas disa orësh kërkime turistët suedezë

Pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 23:30 u gjetën dy turistët suedezë, nënë e bir, të cilët ishin raportuar të humbur më parë gjatë ditës në Parkun Kombëtar të Llogorasë.  Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe Policia e Shtetit. Pas një kërkimi të gjatë në terren, dy turistët u lokalizuan në zonën e quajtur “Qafa e Thellë”, një vend i pyllëzuar me terren të vështirë.