Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Priten debate/ Mblidhet sot Kuvendi, raportojnë krerët e institucioneve të drejtësisë
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë ku do të dëgjohen raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë dhe atyre të pavarura. Në seancë do të marrë pjesë edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për punën e institucionit që ai drejton. Kjo pritet të jetë edhe përballja e parë në sallën e Kuvendit mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe drejtuesit të SPAK-ut. PD ka njoftuar se deputetët e saj do t’i parashtrojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve, sipas rregullores, duke kundërshtuar mënyrën e seancës së kaluar kur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk lejoi leximin e pyetjeve në sallë. Sot pritet të raportojnë gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë...