Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pas fletëthirrjes nga SPAK, Berisha reagon: Ja çfarë kishte rrëfyer Ahmetaj për Ballukun
Kreu i PD, Sali Berisha, ka shpërndarë një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfen rreth aspekteve të dyshuara të menaxhimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në emisionin “Çim Peka Live”. Aktualisht, Balluku është nën hetim nga SPAK. Ahmetaj deklaron se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi që Balluku ka shkaktuar në buxhetin e shtetit është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Ai sqaron se ky është vetëm dëmi i Ballukut, pa marrë parasysh ndikimin e pjesës tjetër të institucioneve dhe individëve të përfshirë. Ish-zëvendëskryeministri kritikoi gjithashtu rritjen e kostos së projekteve publike, duke përmendur si shembuj Unazën e Tiranës dhe Tunelin e San Gotardos në Zvicër, dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe analizash të pavarura nga inxhinierë...