Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Berisha publikon rrëfimin e Ahmetajt: Balluku, “plaçkitësja më e madhe e shtetit” (VIDEO)
Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfente rreth aferave të Belinda Ballukut. Ahmetaj deklaronte se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi që Balluku ka shkaktuar në buxhetin e shtetit është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Ai theksoi se kjo shifër përfshin vetëm dëmin e saj personal, pa llogaritur ndikimin e pjesës tjetër të institucioneve dhe individëve të përfshirë. Ish-zëvendëskryeministri kritikoi gjithashtu rritjen e kostos së rrugëve, duke marrë si shembull Unazën e Tiranës dhe Tunelin e San Gotardos në Zvicër, dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe analiza të pavarura nga inxhinierë dhe gazetarë investigativë. Ahmetaj theksoi se vetëm tuneli i Llogarasë ka konsumuar shuma ekuivalente me dy inceneratorët e...