Bardhi: Balluku sajon vizita jashtë vendit për t’i shpëtuar SPAK-ut

Bardhi: Balluku sajon vizita jashtë vendit për t’i shpëtuar SPAK-ut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas fletëthirrjes nga Prokuroria e Posaçme për Belinda Ballukun. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Balluku për t’iu shmangur akuzës së ngritur ndaj saj, lidhur me vjedhjet e shumta që ka bërë, po përdor vizitat zyrtare për t’iu shmangur përgjegjësisë. Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat’, shkruan Bardhi. Sipas tij, sa do që Balluku të shmanget përmes akrobacive nëpër trena dhe avionë, stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. ‘Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së...